Tirana pret festat, atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në kryeqytet
Tirana pret festat e fundvitit
Tiranën e kanë mbuluar festat.
Me dy milionë drita zbukuruese kryeqyteti vezullon.
Sheshi ‘Skënderbej’ gëlon nga fëmijët, lodrat dhe pema gjigante e Krishtlindjeve.
Një tjetër hapësirë dedikuar kësaj atmosfere është Pazari i Ri, me shtëpiza produktesh shqiptare.
Dyqanet me produktet që janë më të preferuarat e Krishtlindjeve janë mbushur plot.
Blerjet kanë filluar dhe dhurata variojnë që nga veshjet, aksesorët, udhëtimet, apo seancat në qendrat e bukurisë.
Koha është që çdokush të mendojë për dhuratat e fundvitit. Dhe shumica e kanë bërë.
Dhuratat janë gjithmonë të mirëpritura, por është e vërtetë që jo gjithmonë godasim në shenjë.
Që të jeni të suksesshëm për këtë fundvit, mos harroni dhuratat e personalizuara.
18.12.2017