Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Tirana boshatiset nga makinat: Tani s’ka justifikime për transportin publik
Tirana boshatiset nga makinat: Tani s’ka justifikime për transportin publik
Tirana boshatiset nga makinat: Tani s’ka justifikime për transportin publik

Tirana boshatiset nga makinat: Tani s’ka justifikime për transportin publik

4 vite më parë Komento

Pas tmerrit të së enjtes, Tirana po përjeton dy ditë të qeta në trafikun e automjeteve.

 

Të ngjashme mund të lexoni:

• Foto/ Tiranë, sot zgjohet e ‘pushtuar’ nga mjegulla

• Rrëfime tronditëse në Tiranë, banori-Xhafës: Ma mori dallga nusen

• Autostrada Tiranë-Durrës shndërrohet në ‘lumë’, çahen bordurat

Tirana në rrugët kryesore, në orare të caktuara ka shumë fluks, por në këtë mot të keq trafiku nuk është i stërmundimshëm.

Një ndikim natyrisht kanë dhënë edhe pushimi i shkollave, që ngarkojnë në kohë të catuar trafikun.

Megjithatë, në një ditë krejt banale shiu, trafiku i Tiranës në ditë të zakonshme, por edhe fundjavë kthehej në një irritim për qytetarët që kanë makina, por edhe ata që hipin në autobuzët publik.

 

Duhej mbi një orë e gjysëm për të përshkruar një intinerar fare normal, si për shembull nga 21 Dhjetori në QSUT.

 

Dita e djeshme dhe e sotmja kanë sjellë një fenomen të ri në Tiranë; të djegur nga “qulli” i tmerrit të së enjtes, ku njerëzit qëndruan mbi 5 orë në trafik, ata që “shkojnë edhe të blejnë buk me makinë” i “kanë fryrë edhe kosit” dhe nuk i kanë nxjerrë automjetet, përveçse kush e ka të domosdoshme.

Kjo ka sjellë realisht frymëmarrjen e Tiranës, që duke dhënë një shembull nga secili, në fund u prodhua një rezultat lehtësues për të gjithë.

 

Një trafik normal krijon mundësitë që ata të cilët e kanë të domosdoshme për të lëvizur me automjet( kryesisht për të transportuar fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, apo edhe telashe të tjera njerëzore) të mos u kthehet dita në kalvar.

 

Në fund u dha një shembull pas apeleve të shumta të Erjon Veliajt, që trafiku lehtësohet ngaqë shumë vetë përdorin makinën edhe kur nuk e kanë të domosdoshme.

 

Por kjo situatë ka “nxjerrë lakuriq” bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun e saj për transportin publik.

Dita e djeshme ishte më e përshtatshmja për ta inspektuar se cila linjë e kryeqytetit ishte brenda parametrave; trafik nuk kishte.

Linja Kombinat-Konostudio, e cila administrohet nga një kompani e njohur, vazhdon të jetë më ekselentja në Tiranë.

 

E lincensuar nga Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie, kjo linjë ka të gjitha parametrat e një linjë transporti europiane.

Vjen çdo 3 minuta dhe të dërgon në destinacion brenda çdo mundësie normale.

 

Por kompania që menaxhon linjën Kombinat-Kinostudio ka edhe një favor, pasi duke pasur fluksin më të madh në Tiranë, i ka të siguruara fitimet.

Ka edhe linja të tjera, që edhe pse nuk kanë fluksin e kombinatit kanë arritur të sigurojnë një lëvizje nomrale.

Megjithatë operatorët që vazhdojnë të jenë “ferri” për qytetarët e Tiranës, janë ai i unazës, linja e Yzberishtit dhe e Kasharit.

Unaza është një nga më kryesoret dhe ka një fluks jashtëzakonisht të madh.

 

 

Por të hipësh në autobusët kësaj e linje (që menaxhohet nga kryetari i shoqatës së transporteve dhe një nga biznesmenët kryesorë  shqiptare) është një ankth e stërmundim.

Gjithmonë autobusë të mbushur dingas dhe njerëzit shtrydhen si sardele në kutinë e konservuar.

 

Vijnë jo shpesh dhe ndalen në stacione të ndërmjetme me minuta të tëra.

Nuk ka as disiplinë e as rregull.

E njëjta situatë me Yzberishtin, një nga zonat ku jetojnë mbi 100 mijë banorë.

Nxënësit dhe të rriturit që shkojnë në punë  nga Yzberishti përjetojnë çdo ditë mëngjese mbistresuese; vrapojnë 3 kilometra për të kapur autobusët e Kombinatit, se linja e Yzberishtit vjen çdo 1 orë, por edhe kur vjen është e tejmbushur.

 

Nisja e një fenomeni që u vu re dje në Tiranë, që ishte mos dalja me makina, i ka pasuar topin direkt Erion Veliajt.

Kryebashkiaku tani ka shansin e detyrimin për të vënë dorë mbi linjat e transportit urban.

 

Në tre vjet të mandatit të tij, Veliaj vetëm ka shtuar linja. Kjo do të thotë se ka liçensuar biznesmenë më kontrata, ndërsa nuk është vënë dorë fare në cilësinë e shërbimit.

Megjithëse çmimi u rrit, madje flitet se po përgatitet një shtim tjetër.

 

Ku shkojnë gjithë këto milarda lekë xhiro e përditshme?

 

Justifikimet dhe qarjet e operatorëve se dalin me humbje janë një skandal i vërtetë. Nëse kanë humbje pse nuk largohen apo të ndajnë investimet me të tjerë, por qëndrojnë në pozita oligopol?

Kur i morën linjat e kryeqytetit nuk hynë në garë por ishin të privilegjuarit; tani ose t’I mbajnë ose t’I lënë.

Është vrastare të tallen njerëzit me përsëritjet e së njëjtës gjë çdo ditë…

 

Për Lajm-Shqip

 

Ylli Pata

 

02.12.2017

 

 

erion veliaj pa makina Tirana transport publik 4 vite më parë
Administrator
Etiketime erion veliaj pa makina Tirana transport publik
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Vjosa ka dalë nga shtrati, ujrat kanë zaptuar mbi 60 ha tokë bujqësore.

Pasardhëse

Lumi Devoll del nga shtrati, Shqipëria rrezikon të ngelë pa energji

Të Ngjashme

Moti për ditën e sotme, e premte, 10 nëntor 2017

Moti për ditën e sotme, e premte, 10 nëntor 2017

admin 4 vite më parë

Media kundër KQZ: Nuk jemi shërbëtorë të politikës

admin 8 vite më parë
Projekti më i ri nga Onat, Cozman dhe Agon Amiga

Projekti më i ri nga Onat, Cozman dhe Agon Amiga

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com