Tingulli i gërhitjes së maces qetëson nervat e ndezura, zvogëlon dhembjen dhe shpejton shërimin e njerëzve.
Këto informacione i ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Missouri në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Veterinare.
Universiteti i Missourit kryen studime për tingullin e gërhitjes së maces.
Gërhitja emetohet në frekuencën prej 25 deri në 100 Hz, e cila përdoret në mjekësinë humane.
Ajo përdoret në rastet e shërimit të eshtrave me ultrazë, frakturave dhe inflamacionit të muskujve.
Ekspertët theksojnë që macet me gërhitje shërojnë më shpejt se të gjitha kafshët e tjera.
Kjo pasi tingulli i tillë te njerëzit nxit tajitje të shtuar të endrofinës dhe pikërisht kjo zvogëlon dhembjen dhe ofron ndjenjën e qetësisë.
Macet janë eksperte në ruajtjen dhe magazinimin e energjisë në organizmin e tyre, posaçërisht në periudhën e dremitjes dhe pushimit ditor – sqaron dr. Leslie Lyons, ekspert i gjenetikës dhe profesor në Universitetin Missouri.
Kur njerëzit i marrin në krah dhe i përkëdhelin, ato me kënaqësi gërhasin.
Me atë rast nuk shpenzojnë kurrfarë energjie tjetër, por as nuk lodhen me rastin e emetimit të atyre vibracioneve – sqaron mjeku.
www.lajm-shqip.com