Tifozët bllokojnë rrugën, trajneri i Këlcyrës: ‘Arbitri mori ryshfet, dhuna një gabim’
Tifozët bllokojnë rrugën
Pas arrestimit të 3 futbollistëve për dhunë ndaj gjyqtarit, futbollistë dhe staf i ekipit të Këlcyrës kanë bllokuar aksin nacional Këlcyrë-Përmet.
Trajneri i Këlcyrës, Spahiu theksoi se arbitri ka shitur ndeshjen.
Ndërsa, dhunën e cilësoi si opsion të gabuar për të reaguar ndaj këtij fenomeni.
“Unë i kam thënë arbitrit që nëse favorizon Përmetin atëherë do të tërheq lojtarët mos luajnë fare sepse ti e ke shitur ndeshjen.
Dhuna është e dënueshme por ne dyshojmë se ai ka marrë ryshfet për të favorizuar kundërshtarin”, tha ai për Report TV.
Mund të përjashtohet Këlcyra nga kategoria?
“S’mund të na përjashtojnë ne për shkak të një arbitri të korruptuar.
Ky gjyqtar kërkoi të njollosë ekipin tonë.
Dhuna është e gabuar por arbitri e shiti ndeshjen…”, përfundoi Spahiu.
Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës janë arrestuar për shkak të dhunës që ushtruan dje mbi gjyqtarin Alvi Paco gjatë ndeshjes Përmet – Kërlcyrë.
11.12.2017