Thyen heshtjen Saimir Tahiri, ja ku do të shfaqet nesër…
Saimir Tahiri vendos të thyejë heshtjen pas një përiudhe të gjatë pauze. Ditën e nesërme ai do të japë një konferencë për shtyp.
Nesër, në orën 10:30, Tahiri do të flasë për çështjen e hetimeve të nisura ndaj tij. Pasi u akuzua për lidhjen e tij me trafikantët e drogës, vëllezërit Habilaj, Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Thyen heshtjen Saimir Tahiri, ja ku do të shfaqet nesër…
Konferenca e nesërme në Hotel “Rogner” pritet me mjaft interes. Ky hap që Tahiri po hedh për t’u shprehur, përkon me ngjarje të tjera të rëndësishme të aktualitetit, siç janë burgosjet e disa deputetëve socialist si dhe mjaft personave të tjerë të akuzuar për krime të rënda.
Nuk dihet nëse Tahiri do të mundohet të provojë pafajësinë e tij, apo do të nxjerrë ndonjë të vërtetë të qeverisë. E gjitha mbetet për t’u zbuluar ditën e nesërme.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
26.10.2018