Pas gjobave, drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi duket se ka gjetur një tjetër mënyrë për të mbyllur gojën e gazetarëve që janë të punësuar aty. TVSH zhvillon test për gazetarët e redaksisë.
Sipas syri.net, është siguruar një dokument i cili njofton se këtë të mërkurë, në Televizionin Publik Shqiptar do të zhvillohet një test për gazetarët e redaksisë së informacionit dhe të emisioneve tematike.
Eksperimentet e Thoma Gëllçit, TVSH zhvillon test për gazetarët e redaksisë
Akti absurd që vjen si urdhër i Drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi e tregon qartë qëllimin që ka që në nisje të hartimit kur shkruan:
“Në kuadër të riorganizimit të strukturave të reja organizative të RTSH-së”.
Burimet e informacionit thanë se qëllimi i parë është se me këtë taktikë, Thoma Gëllçi kërkon të rrisë pagat për disa njerëz të afërt të tij që janë në strukturat drejtuese të RTSH-së, dhe për këtë qëllim ka sajuar testimin.
Ndërsa nuk mbaron këtu. Punonjësit që do t’i nënshtrohen testit, raportojnë se ata janë njoftuar vetëm një ditë përpara zhvillimit të “provës Gëllçi”, dhe nuk ka asnjë kriter se mbi ç’baza do të zhvillohet provimi apo cilës literaturë do t’i bazohet.
Për të mos folur pastaj për faktin sesa qesharak është një test për gazetarët e redaksisë së RTSH-së, shumica e të cilëve ndodhen aty prej vitesh.
31.01.2018