Europarlamentari Knut Fleckenstein ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, ku ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.
Zyrtari i lartë i BE ka shkuar direkt në selinë blu, ku zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike, Basha, dhe me gjasë në fokus të bisedës ka qenë reagimi opozitar i ditës së nesërme.
Thirrjet për mosbindje civile, Basha pret në zyrë Knut Fleckenstein.
Takimi ka ardhur pas thirrjeve të Lulzim Bashës për mosbindje civile, e cila është njoftuar të nisë nesër në orën 10:00, me bllokimin e disa akseve rrugore.
Ndërkombëtarët, shpesh kanë bërë thirrje që protestat e qytetarëve të jenë paqësore dhe jo të dhunshme.
