Therja me thika për një celular: prokuroria bën mea culpa. Prokuroria shqiptare për herë të parë ka lëvizur pas reagimit të publikut dhe familjarëve të viktimës. Bëhet fjalë për vrasjen e Marvi Mihalit, 22 vjeçarit që u gofit me thikë nga disa bashkëmoshatarë për një celular.
Therja me thika për një celular: prokuroria bën mea culpa.
Prokuroria pas disa kohë hetimesh liroi të arrestuarit për vrasjen e Marvi Mihalit. Por kjo shkaktoi reagimin e fortë të prindërve të të ndjerit dhe publikut në rrjetet sociale. Pas këtij reagimi, Porkurori ndryshoi qëndrim dhe riarrestoi të ndaluarit, duke i forcuar akuzën. Sot Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të ri që po heton vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali, për të rikthyer në burg tre të rinjtë që u liruan në datë 11 maj.

Pak ditë më parë gjykata vendosi që të lironte nga burgu Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën. Ndërsa i vetmi që mbeti në qeli është Dejvi Bitraj. Por pas kallëzimit të babait të 22-vjeçarit Pavllo Mihali, me kërkesë të prokurorit të ri të çështjes, Gjergji Tako, gjykata pranoi kërkesën që të rinjtë të kthehen në qeli.
Tre të rinjtë që u liruan fillimisht u akuzuan për ‘Mos kallëzim krimi’. Por prokurori Tako kërkoi riarrestimin e tyre me akuzën e ‘Vrasjes në bashkëpunim’. Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali që u vra me thikë më 31 korrik 2017 denoncoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj. Dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri si të korruptuar. Mihali akuzoi se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën pas vendimit të gjykatës, i ati i viktimës u shpreh për mediat se “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata