Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka përkujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Isamil Qemalit.
Në postimin e tij kreu i shtetit të Kosovës shkruan se I.Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar.
Postimi i plotë:
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar.
Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.
Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”,shkruan Thaçi.
Visar Quni