Departamenti i Administratës Publike zhvilloi këtë të shtunë testimin e radhës. Ky testim i dhënë me shkrim për vlerësimin e njohurive të nëpunësve civilë në strukturat me funksione inspektimi.
1000 punonjës të cilët ushtrojnë detyrën e tyre u testuan në ambientet e parkut Olimpik të Tiranës.
Ky testim u krye në funksion të angazhimit për të vijuar reformën të administratës publike.
Këtë testim e ndoqi nga afër drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu. Ajo e theksoi rëndësinë e rritjes së profesionalizmit të punonjësve që i shërbejnë qytetarit.
“Këtu kemi 1000 nëpunës civilë. Të cilët ushtrojnë funksione inspektimi në institucionet e administratës publike.
Këta nëpunës janë një pjesë e rëndësishme e nëpunësve publik të administratës të cilët kanë përfaqësim të drejtpërdrejtë me bizneset dhe me qytetarët.
Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla shqiptare e Administratës Publike do të vazhdojnë të ofrojë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit civilë. Për të rritur kapacitetet. Gjithashtu për të rritur profesionalizmin e të gjithë punonjësve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve”, u shpreh Koçiu.
Në përfundim të testimit me shkrim dhe me gojë, nëpunësit të cilët vlerësohen me më pak se 50 pikë në total do ti nënshtrohen një trajnimi. Ky trajnim do të jetë më i specializuar për një periudhë tre mujore.
“Edhe ky vlerësim i sotëm vjen në vazhdën e nevojës për rritjen e njohurive që punonjësit publik duhet të kenë për të ushtruar funksionet e tyre. Ky nuk është vlerësimi i parë, as i fundi. Do të ketë në vazhdimësi vlerësime te kësaj natyre për të gjithë nëpunësit civilë. Të çdo profili pune. Këto testime synojnë te vlerësojnë njohuritë ekzistuese ne ushtrimin e detyrës me qëllim ndërhyrjen për të rritur dhe forcuar kapacitet e nëpunësve publikë, dhe njohuritë e tyre për të shërbyer me profesionalizëm” tha drejtoresha e DAP.
Vlerësime të tilla janë të vazhdueshme. Këto vlerësime synojnë pikërisht rritjen e performancës së punonjësve. Duke siguruar që ata të kenë njohuritë e duhura për të ushtruar me përkushtim dhe integritet detyrën e tyre.
Të tilla vlerësime do të bëhen jo vetëm për nëpunësit e fushës së inspektimit por për të gjithë nëpunësit e profesioneve të tjera.
“Këto testime janë një detyrim i nëpunësit civil. Janë të parashikuara në legjislacion. Janë testime që synojnë të evidentojnë punonjësit që kanë aftësitë dhe njohuritë e duhura për të kryer funksionin publik dhe shkojnë në vazhdën e reformës në administratën publike” theksoi drejtoresha e DAP.
www.lajm-shqip.com