“Jam i gatshëm t’i nënshtrohem vizitave për shëndetin mendor”.
Deklarata është bërë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”.
“Edhe pa ligj, nëse dikush dyshon, jam gati t’i nënshtrohem cdo kontrolli për shëndetin mendor dhe shëndetin në përgjithësi,”- deklaroi ai.
Ai u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur edhe me kryeministrin Rama dhe dyshimet për shëndetin mendor të tij. Rakipi e pyeti presidentin, nëse duhet të ketë një ligj për të detyruar zyrtarët t’i nënshtrohen këtyre analizave. Meta u shpreh se nuk do të ishte keq, që një ligj i tillë të ekzistonte.
Nuk do të ishte keq, do të ishte mirë të kishim një verifikim që nga presidenti tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi shtetërore”, u shpreh Meta.
Erjona Keta
18.01.2019