Territori i Greqisë është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti. Të cilat janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.
Sipas shërbimit ndërkombëtar të lëkundjeve sizmilogjike tërmeti 5.1 ballë u regjistrua në orën 10:12 minuta sipas orës helene.
Tërmet në Greqi, “shkundet” edhe Gjirokastra…
Epiqendra ishte 73 km nga Janina dhe 25 km nga Triakala, me një thellësi 10 km.
Tërmeti ishte i fuqishëm, duke u ndjerë deri në Gjirokastër. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Për lajm-shqip:
Jerola Ziaj
31.08.2018