Nëse e keni tepruar me pijen ja çfarë duhet të hani për të shpëtuar dhimbjen e kokës, ndjesinë e të përzierit,të vjellat dhe të ndjerit keq pas dehjes.
Kërkimet shkencore në këtë fushë lënë për të dëshiruar dhe ende nuk ka një zgjidhje për të gjithë problemet që shkaktojnë pijet alkolike.
1. Kastraveca turshi
Shumë pije e lënë trupin të varfër nga vitaminat, kripërat dhe mineralet. Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitamina K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastraveca turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.
2. Peshk ton
Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shumë të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.
3. Bananet
Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.
4. Bukë integrale
Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.
5. Fasulet
Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.
www.lajm-shqip.com