Tenton të grabisë një Bankë në Durrës, arrestohet në kohë rekord autori. Dështon grabitja e bankës në Durrës, autori, shtetasi Kreshnik. M., 20 vjeç, kapet te dera. Policia e ka vënë në pranga në kohë rekord autorin.
Tenton të grabisë një Bankë në Durrës, arrestohet në kohë rekord autori…

Burime nga policia kanë bërë të ditur se autori është shtetasi Kreshnik. M., 20 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, dhe banues në ish-Kënetën, në Durrës. Kreshnik. M, sot në mesditë, tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë, pranë stacionit të trenit, në Durrës.
20 vjeçari, ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore, duke terrorizuar punonjësen e arkës. Ndërsa, punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord, bëri të mundur arrestimin e autorit 20-vjeçar. Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili