Shtetasi 63-vjeçar Bujar Shazivari tentoi të trafikonte rreth 11 kilograme lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
Gjetja e lëndës narkotike është bërë në kabinën e kamionit “MAN” me targë AA 943OO nën krevatin e shoferit.
Pas kontrollit të imtësishëm më qenin antidrogë dhe fibroskopë u gjëtën disa pako me lëndë të dyshuar heroinë.
Kamioni sipas policisë së Durrësit ishte me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi me destinacion Firenze-Itali.
Pasi tentoi të trafikonte heroinë, shoferi 63-vjeçar u arrestua.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e sektorit të hetimit të narkotive.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
Ndër të tjera ky grup pune do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Mësohet nga policia e Durrësit se është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët italiane.
Ky shkëmbim informacioni ka të bëjë me hetimet e përbashkëta në lidhje me këtë rast.
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi