Në vazhdimin e intervistës të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, u folën për tentativat për bindjen e Tsiprasin për çështjen çame.
Kryeministri ka komentuar negociatat Bushati-Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.
Edi Rama: Ja tentativat për të bindur Tsiprasin për çështjen çame.
Pse refuzuat të dëgjonit kërkesën e FMN për të ulur borxhin publik dhe refuzuat kërkesën e saj për partneritetin publik-privat?
Marrëveshja me FMN ka ecur më së miri. Kjo ka qenë ndër kushtet themelore. Partneriteti publik-privat ka pasur një lloj shqetësimi për të ruajtur ekuilibrat. Ky partneritet është një instrument gjerësisht i përdorur, që e mbështet vetë Banka Botërore, nuk mund të dalë FMN të thotë ‘hiqni dorë’.
Është arritur kuota 1 miliard euro me kontrata te partneriteti?
Ka një problem serioz në mënyrën si trajtohet. Fatkeqësisht pjesa e politikës shqiptare partneritetin publik-privat duhet ta tundte si një flamur. Duket sikur ne nxjerrim para nga arka shtetit dhe ia japim privat, në fakt quhet kështu sepse me para publike financohet interesi publik.
Privati financon dhe lekët i merr shteti …
Thirret privati në ndihmë për të shfrytëzuar kapacitetet e tij që shteti nuk i ka. Thirret për një sistem dialize, që të jetë i shtrirë në të gjithë vendin. Shteti merr përsipër ta shlyejë në një periudhë kohe, duke fituar edhe vetë. Shteti i thotë privatit ‘investo ti dhe në vite unë do t’i shlyejë dhe investimi do më mbetet mua’. Programi ‘1 miliard’ është më i drejtpërdrejtë, është një formë e partneritetit publik-privat.
Siç ndodhi me Rrugën e Arbrit, kinezët e kishin marrë me më pak, tani ka vajtur dyfishi?
Është e kundërta, sot çmimi është shumë i ulët, kinezët e kishin shumë të lartë.
Me të njëjtat parametra?
Me kinezët do të bëhej gjysma e kilometrave. Projekti i ri është krejt botë tjetër dhe janë shifrat.
Kush janë investitorët, s’po shohim një të huaj strategjik që vjen në Shqipëri?
Nuk ka nevojë për investitorë të huaj për të ndërtuar Rrugën e Arbrit. Programi është shumë i qartë, kompania është shqiptare.
Është dhënë Spitali i Fierit?
Jo.
Debati në Parlament me Bashën, kur tha se jeni i kapur nga oligarkët. Ju përmendët disa që njihen …
Jo nuk përmenda disa që njihen, por që janë përfshirë gjerësisht …
Emra që kanë përfituar nga partneritet publik-privat. Pashë që Basha uli kokën, por si qytetar kam një pyetje ‘Pse nuk i keni anuluar koncesionet?’
Së pari, kemi nisur procedura për të anuluar, kemi pajtuar studio të mëdha avokatie, të cilat na kanë këshilluar të mos i hyjmë rrugës së arbitrazhit, sepse jemi të humbur. Kjo pasi disa koncesione, që kurrë nuk duhen bërë, por jo të gjithë janë njëlloj. Ka një koncesion ku ti i jep privatit një të drejtë dhe i kërkon një shërbim dhe detyron qytetarin të paguajë. Ky lloj koncesioni është skandal.
Është dyfish skandal nëse paratë paguhen nga buxheti i shtetit …
Kush paguhet nga buxheti?
Skanimi …
Paguhet nga qytetarët, importuesit dhe eksportuesit.
Pse nuk i anuloheni, ose pse keni qenë selektiv?
Sepse duke qenë si koncesioni, një koncesion po kaq i poshtër, si ai i kolaudimeve, ku nuk ka ndryshuar asgjë, por ju është rrasur qytetarëve, që fut në xhep lekët te privati, s’ka gjykatë në botë ku një qeveri shkon dhe thotë që dua ta rrëzoj këto.
Pse keni qenë selektiv, atë të Kalivacit e anuluat …
Kalivaçi është një koncesion shumë i vejtur, i parealizuar. Ne kemi rinegociuar skanimin, kemi ulur koston për qytetarët, kemi financuar nga buxheti i shtetit. Janë ca komplikacione që ç’të të them. Ndërkohë, që asnjë nga koncesionet tona, metoda jonë është që buxheti i shtetit financon dhe qytetari nuk paguan asnjë lekë, laboratorët, dializa, instrumentet shëndetësorë, janë të gjitha falas, që nuk ishin deri dje.
Matës për puset e ujit …
S’ka lidhje fare.
Po puset e naftës që janë pa matës?
Nuk ka, jam shumë i sigurt, nuk ekzistojnë matësit për naftën, siç e imagjinoni ju.
Si nuk ekziston, vetëm në Shqipëri janë pa matës …
Nuk ka matës në pus, siç imagjinoni ju matësit e ujit. Është tjetër gjë matja e sasive që dalin e hyjnë në një vend apo nga një depo në një tjetër. Janë gjëra krejt ndryshe, ne e kemi studiuar këtë gjë.
Që te burimi në pus, aty fillon vjedhja më e madhe që bëhet në Shqipëri me industrinë e naftës … keni strategji për ta zgjidhur?
Nuk është kështu. Ne në sektorin e naftës kemi vendosur shumë rregull, por ka ende akoma për të bërë.
Sot ishit në komunikim, më bëri përshtypje sikur flisnit me ndonjë homolog … A ndiheni përgjegjës për situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit?
Jo, kemi bërë maksimumin dhe do vazhdojmë kështu, është njëlloj si të themi ‘operacioni mbaroi me sukses, pacienti vdiq’. Ne po përpiqemi të ndihmojmë të kurohet një plagë shumë madhe, por ARMO nuk është pronë shtetërore, është pronë private, e kanë bankat.
Pse shkuan tre ministra për të zgjidhur çështjen e ARMO-s? Kompania që e mori pse nuk paguan taksa?
Cila kompani? Bankat janë në të drejtën e tyre.
Janë 60 milionë euro …
Nga e keni këtë shifër?
Nga të gjitha statistikat e mundshme …
Është e pavërtetë, nuk ekziston. Flasim për periudhën që kemi qeverisur ne, jo për gropat.
Atyre ju vu kapaku, por këto 15 muaj pse?
Kjo shifër nuk ekziston. Ne kemi qenë të interesuar për të pasur rafinerinë në punë dhe punëtorët në punë, që të marrin rrogat. Detyrimet që burojnë nga gjithë ky proces i ndërlikuar nuk fshihen, janë aty. Ne kemi vepruar me sekuestro, që ju nuk e dini.
Për lajm-shqip
Ylli Pata