Tensionet Greqi-Turqi, ushtria greke në alarm portokalli
Lidhur me tensionet e fundit greko-turke është e qartë. Mes dy shteteve është krijuar një krizë e paqartë, e cila fillon me ngjarjet politike dhe sociale në Athinë.
Në qendër të politikës së saj ndaj Ankarasë, Athina ka vendosur moton “vetëpërmbajtje deri në maksimum”- ka disa javë që forcat e ushtrisë greke janë në alarm ‘portokalli’.
Pas deklaratës së fundit nga kryeministri turk, i cili për herë të parë pas krizës midis dy vendeve në vitin 1996, i ka quajtur ishujt Imia si pjesë e Turqisë, në mbrëmjen e së dielës i veshur me rroba ushtarake presidenti Erdogan ka kritikuar ashpër BE dhe Greqinë duke ngjallur reagimin e fuqishëm të Athinës.
“Nuk thatë asgjë për 8 ushtarakët turq puçistë që u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter. Tsipras më tha se do t’i kthejë për 15 ditë, por kaluan muaj dhe vite dhe jo vetëm që nuk i ktheu,. por edhe po i mbron terroristët. Kurse për dy ushtarakët grekë, që i kapëm brenda kufirit tonë, ka vënë edhe Evropën ta na i kërkojë. E pra siç thoni ju se për 8 turqit do vendosë drejtësia greke, edhe për dy grekët do vendosë drejtësia turke”- ka thënë ai.
Tensionet Greqi-Turqi, ushtria greke në alarm portokalli
“Greqia është shtet i së drejtës dhe ka një kryeministër që respekton dhe njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një sulltan, që mund të premtojë për vendimet e gjykatave”, thuhet në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit Tsipras.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj