Televizori i ri i Samsung SmartTV përshtatet me mjedisin rrethues si një kameleon i vërtetë. Gjigandi teknologjik i Koresë së Jugut ka lançuar pajisjen e saj të vitit 2018 të televizorëve QLED dhe e veçanta është ajo që Samsung e quan “modalitetin e ambientit”, i cili imiton ngjyrat dhe modelet e mureve rreth tij.
Cilësohet si një kameleon i vërtetë televizori i ri Samsung.
Ky televizor është projektuar për t’u bërë kameleon kur nuk përdoret. Qëllimi është që të përputhet me dekorin e brendshëm të shtëpisë. Përdoruesit mund të ngarkojnë fotot e tyre ose të përdorin imazhe të dekorimi, si për shembull foto malesh. Kur TV ndodhet në ambient mode, mund të luajë muzikë ose të tregojë kohën, motin apo edhe titujt e lajmeve. Samsung nuk ka njoftuar ende për çmimin e këtij TV. Ky televizor do të jetë në shitje këtë muaj.

www.lajm-shqip.com