Burime informacioni që i vijnë Lajm-Shqip nga brenda televizionit Top Channel thonë se televizioni është në tratativa shitje. Dhe pse nuk është asgjë zyrtare zërat që vijnë nga brenda televizionit i japin dozë të vërtetë lajmit të fundit.
Televizioni Top Channel në shitje. Të jetë e vërtetë?!…
Të njëjtat burime citojnë dhe biznesmenin i cili po i vjen “vërdallë” këtij televizioni për ta blerë.
Emri që lakohet është Shefqet Kastrati i firmës me të njëjtin mbiemër. Ditët në vijim dhe informacionet e reja do i japin dritë lajmit nëse shitet apo jo kanali televiziv Top Channel.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj