“Abacus”, kompania që mat audiencën televizive, ka publikuar shifrat e matura në natën e ndërrimit të viteve. Shifrat e këtij viti konfirmojnë epërsinë e programacionit të pasur, që Top Channel i serviri publikut. Në këtë grafik, Top Channel përfaqësohet nga kurba me ngjyrë blu. Ku dallohet qartë nga ora 19:30, momenti i fillimit të edicionit qendror të lajmeve dhe vazhdon përgjatë gjithë mbrëmjes. Me kulme audience ndërmjet orës 22:00 dhe 22:12. Kur gati gjysma e teleshikuesve, 49.3% kanë ndjekur Top Channel.
Televizioni Top Channel është ndjekur nga 1 milionë e 160 mijë e 341 shikues.
Numri i përgjithshëm i popullsisë së matur është 2 353 634. Shifrat e “Abacus” shërbejnë si tregues për të orientuar kompanitë e mëdha në tregun e reklamës. Kurse televizionit, në rastin konkret, i shërbejnë si konfirmim i linjës së ndjekur dhe programacionit që servir prej vitesh në natën e ndërrimit të viteve. Konkretisht me spektaklin “Portokalli”, që sivjet erdhi me titullin “Parcela 400”. Asgjë më mirë për të kaluar në harmoni dhe me të qeshura pafund momentet e ndërrimit të viteve.
04.01.2018