Nëse dëshironi të mbani PC-në në xhepin tuaj, një telefon i ri Huawei me një hapësirë prej 512GB mund t’jua realizojë këtë dëshirë.
Kjo sasi kaq e madhe memorieje (më shume edhe se iPhone X i cili erdhi me 256GB) është më e madhe se shumica e modeleve të MacBook Pro.
Kjo do t’ju lejojë të shkarkoni aplikacionin Facebook (400MB) më shumë se 1200 herë (edhe pse ndoshta nuk do të preferonit ta bënit diçka të tillë).
Telefonat me 512GB po vijnë, duke filluar nga Huawei.
Telefoni i ardhshëm Huawei u shfaq në muajin e internetit të agjencisë rregullatore kineze TENAA.
Një përditësim i listimit, i kapur nga PhoneRadar, tregoi se telefoni do të ketë 6GB RAM. Gjithashtu do të kenë dhe një sasi prej 512GB hapësirë ruajtjeje.
Ndoshta nuk është P20 i ardhshëm. Duke pasur parasysh atë që dimë nga thashethemet e shumta. Megjithatë, mund të jetë versioni Porsche i P20, i cili me siguri do të jetë më luksoz.
