Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Reportazh / Stëbleva plot hijeshi, dy pleq për çdo dhjetë shtëpi
Teksa
Reportazh / Stëbleva plot hijeshi, dy pleq për çdo dhjetë shtëpi

Reportazh / Stëbleva plot hijeshi, dy pleq për çdo dhjetë shtëpi

4 vite më parë Komento

Teksa i largohesh qytetit të Librazhdit, rrugës drejt Peshkopisë, gjithëkush që udhëton këndej, mendon së pari vështirësitë e mëdha, së paku gjer në Stëblevë.

 

Të ngjashme mund të lexoni:

• Qarrishta, fshati që strehoi e ushqeu për dy vjet 26 hebrej

• Realiteti i cdo fermeri në rajonin juglindor të Korçës

• Varri i hamshorit, që kujis gratë e fshatit për fat e nostalgji

 

Teksa largohesh nga Librazhdi, mendon për vështirësitë në Steblevë

Sapo kalon një pjesë rruge, gati nën shkëmbin që vendasit e thërrasin “shkalla e Lunikut”, Qafa e Llëngës të shfaqet si një tynel malor.

Gjendur aty, mes shkëmbinjsh të lartë e pyjesh të shumë.

Ndanë përroit, faqe mali, dhjetra e dhjetra shtëpi prej guri, ndërtuar më fomrë kullash dye trekatëshe.

 

 

Pamja e bukur piktoreske ia lë vendin një jete të zbrazët.

Fshati i Llëgës mund të quhet edhe “Porta e Stëblevës”

Që këtu mendon se vendasit kanë kohë që kanë braktisur jetën e fshatit për të gjetur diçka më të mirë në qytete apo periferitë e tyre.

Rreth 45 kilometra nga qyteti i Librazhdit, një ndër vendet më të mrekullueshme të zonës Verilindore, Stëbleva me shtatë fshatrat e saj, si zona e poshtme e Gollobordës, mbetet një ndër vendet turistike më të bukura të Shqipërisë.

 

 

Ka nje popullsi autoktone, por jo te përhershme, pasi një pjesë e mirë e tyre qëndrojnë këtu vetëm gjashtë muaj në verë.

Pjesa tjetër e vitit në qytetet ku janë ngulur prej disa vjetësh.

Stebleva me fshatrat e saj

Dikur nga zonat më të populluara të trevës lindore të vendit, pakkush e mendonte se Stebleva, me fshatrat e saj do të rrudhej në më pak se 1800 banorë gjatë viteve të vështira të tranzicionit.

Lëvizjet më të madha demografike do të ishin gjatë viteve 2004-2005, periudhë kohe kur u dha drita jeshile për të gjitha ndërtimet informale në qytete edhe për të ardhurit nga zona të ndryshme të vendit.

Ndërsa dje numuroheshin rreth një mijë shtëpi me afro 8 mijë banorë, sot ky numër ka zbritur në rreth 150 familje, që, ose pakësohen në dimër, ose shtohen në verë.

Vitet e para të tranzicionit, nisin edhe lëvizjet e mëdha demografike nga zona e Stëblevës.

 

 

Secili që vendosj në qytete të Shqipërisë së Mesme apo në bregdet, krijonte mundësinë që të merte më pas të afërm të tjerë të fisit të tij.

E për të krijuar kështu lagje të tëra me steblevas.

Historikisht ka qenë në kufijtë administrativë të Dibrës.

Por, për shkak të afërsisë, zgjidhjes së problemeve jetike, me vendim të veçantë të Qeverisë, iu bashkëngjit rrethit të Librazhdit, para më shumë se 2 dekada.

Pra, viti 1990, me ndryshimin e sistemeve politike, mungesën totale të investimeve, mungesën e ndërlidhjes e komunikacionit, bëri që kjo trevë të përballet me mundësitë minimale për mbijetesë.

Nisi migrimi drejt Tiranës, Durrësit e Elbasanit

Edhe pse dëshira e mirë dhe përpjekjet për shtimin e blegtorisë ekzistojnë tek banorët, largësia nga tregu, rruga e dëmtuar deri në qytet, bën që kostoja të jetë e lartë dhe humbjet e blegtorëve gjithashtu.

Qumështi i blegtorëve steblevas, për shkaqet e mësipërme nuk mund të dalë në treg.

Ndërkohë që produktet e tij, si djathi, gjiza e mishi, mbeten burimet e të ardhurave të pakta të tyre.

Ndërsa udhëton në fshatrat e kësaj komune, të kap një ankth i trishtë.

Teksa syri të rrok qindra shtëpi, të braktisur prej viteve nga familjarët e tyre.

 

 

Dukurinë në fjalë e përjeton që nga fshati i parë LLënga e për të vazhduar më pas në Zabzun, Borovë, Stëblevë, Sebisht, Moglicë e Prodan.

Nuk ka fshat të kësaj komune që të mos ketë mundësinë të mbaj mend të ikurit, ndërsa numuron me gishta të mbeturit.

Zabzuni dhe Stëbleva ishin fshatrat më të populluara dhe më të zhvilluara të kësaj treve.

Por që sot kanë mbetur me nga 25 – 30 shtëpi.

Dy përjetime ndjen gjithkush, kur viziton fshatrat e kësaj komune

I pari, mbresëlënës, pasi bukuritë natyrore të mahnitin dhe i dyti, trishtimi për shtëpitë bosh, ku kanë frikë të këndojnë dhe qyqet.

Në pyjet ahorë dëgjohet vetëm kënga e zogjëve.

Por, një e moshuar do të na thoshte së zogjtë qajnë për të gjithë ata që kanë braktisur këtë vend të bukur.

Në fakt bukuria e këtyre anëve mbetet e vështirë edhe ta përshkruash.

Por vendasit, të ikurit dhe të mbeturit, vetëm në dy stinë e ndajnë vitin.

Dimri dhe vera

Dimri i gjatë gjashtë muaj dhe tepër i egër, ndoshta mbetet një ndër arsyet e kësaj braktisjeje të madhe.

Ndërsa dimri ka zbritur, nuk e ka prishur ende çdo gjelbërim e hijeshi.

Pa e ditur se do të gjente nga 2 pleq në çdo dhjetë shtëpi.

Përballë këtij prezantimi gri, ngushëllohesh në një fakt tjetër.

Të tëra tokat janë të punuara

Migrantët nuk ia kanë kthyer përgjithmonë shpinën fshatit, mallit e gjëse.

Vijnë këtu në verë, mbjellin tokat, edhe qëndrojnë disa muaj.

Dhe aty nga gjysma e vjetës së dytë shtegëtojnë sërish nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Sa për të moshuarit, ata qëndrojnë plot gjashtë muajt e verës për të mbjellur në pranverë e për të korrur prodhimet në fund të verës apo me fillimin e vjeshtës.

Ka nisur java e aksionit për mbjelljen e patates

“Kjo është kultura bazë e jetesës”- pohon një agronom i apasionuar në profesion.

Edhe ai e kultivon këtë. Vendasit prodhojnë sasi të mëdha patatesh, sikurse edhe mishin pastërma, fasulen e misrin, gjer tek gjalpi e djathi.

Të gjitha grumbullohen për tu trasportuar në “fshatrat” e rinj që kanë ngritur të ikurit.

 

 

Statistikat e dhimbshme: 

Fshatrat  /   Ishin       /    Janë

 

Llënga   –   50 shtëpi     12 shtëpi

Zabzuni  – 300 shtëpi   25 shtëpi

Borova  –  150 shtëpi     15 shtëpi

Sebishti  –  100 shtëpi   35 shtëpi

Stëbleva  – 300 shtëpi   30 shtëpi

Moglica   –  35 shtëpi       5 shtëpi

Prodani   –  30 shtëpi      0 shtëpi

 

 

26.12.2017

Për Lajm Shqip

Besim Dybeli

librazhd reportazh Stebleve Veshtiresi 4 vite më parë
Administrator
Etiketime librazhd reportazh Stebleve Veshtiresi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Artjan Qirici: Do të ripozicionohet skaneri i Portit të Durrësit

Pasardhëse

PD mbështet me unanimitet votash kryebashkiakun Qazim Sejdini

Të Ngjashme

Gruaja pret damarët  në gjendje depresive

Gruaja pret damarët në gjendje depresive

admin 3 vite më parë
Humbi ish-gruan, reperi i njohur shfaqet i pikëlluar në funeral

Humbi ish-gruan, reperi i njohur shfaqet i pikëlluar në funeral

Erjona Keta 3 vite më parë
Seks me një kukull 4 herë në javë, burri i martuar tregon…

Seks me një kukull 4 herë në javë, burri i martuar tregon…

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com