Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mbështetjen e PD-së për artistët dhe pedagogët. Këto kanë qënë deklarimet e Kryetari të Partisë demokratike, dhe njëkohësisht, krytarit të Opozitës së bashkuar, z. Lulëzim Basha.
Të ngjashme, mund të lexoni:
- Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana
- Reforma Zgjedhore, ja ç’synon Partia Demokratike: Kërkesa e…
- Protesta, Basha mbledh grupin e Partisë Demokratike
Gjatë mbledhjes me anëtarët e Kryesisë së PD-së, Ai u shpreh se:
PD në mbështetje ndaj pedagogët dhe artistët: Teatri janë artistët jo tullat, Universiteti në koma!
Menjëherë, pas mbledhjes së kryesisë së PD-së,para medias së pranishme, Basha tha: Teatri janë artistët jo tullat… Universiteti është në koma.“E paralajmëroj Edi Ramën që mbushen 20 vjet që Rama tenton të ndërtojë kullë tek teatri Kombëtar. E paralajmëroj të tërhiqet asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe as të vihet në veprim skema korruptive ndërtimi i grataçeilave apo i kullave me stadium pa marrë në shqyrtim çështjet nga artistët. Ata kanë mbështetjen tonë.
Projektligji që po sillet është në duart e qeverisë, ku bordi zgjidhet nga kryeministri.
PD është e vendosur për decentralizimin kompetencave në të gjitha fushat duke përfshirë fushën e artit”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në prononcimin për mediat sapo doli nga sela e PD-së.
12.02.2018