Anëtarët e një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre janë gjetur të gjallë pas nëntë ditësh kërkime intensive në shpellat e Tham Luang në Tajlandë.
Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë e ekipit…
Autoritetet lokale bëjnë me dije se futbollistët ishin të moshave nga 11-16 vjeç dhe udhëhiqeshin nga trajneri 25-vjeçar Ekkapol Janthaëong, ndërkohë që shpeshherë vizitonin vendin ku kësaj here humbën pa gjurmë.
Ekipi qëndronte i bllokuar që prej 23 qershorit, deri në momentin që forcat e shpëtimit arritën t’i nxirrnin nga shpella. Tani gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.
