Të shtëna në universitetin turk, humbin jetën 4 persona
Katër persona raportohet të kenë humbur jetën nga të shtënat me armë në një Universitet në qytetin Eskisehir.
Sipas medias turke “Hurriyer”, viktimat janë zv/Dekani i Universitetit, sekretari dhe dy pedagogë.
Autori i sulmit është një asistent kërkimor, i cili qëlloi për vdekje katër punonjësit e Universitetit. Motivi i sulmit është ende i panjohur.
Një numër policësh dhe ambulancash janë në vendngjarje ndërsa janë evakuar menjëherë studentet dhe personeli. Mësohet se autori është arrestuar nga policia menjëherë pas sulmit teksa nuk dihen ende motivet.
Të shtëna në universitetin turk, humbin jetën 4 persona
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj