“Organizimi është çelsi i suksesit tonë. Sot ne u organizuam për të kaluar një ditë plot argëtim me disa nga anetaret dhe miqtë e tyre”.
Kështu shprehet për Lajm-Shqip një i ri i LSI-së. Ata kanë zgjedhur natyrën e bukur në periferi të Gjirokastrës.
Te rinjte gjirokastrite te LSI-se zgjedhin natyren per argetim..

Të mbledhur në grup kanë shijuar sot gatimet e tyre në natyrë.
Lojra në minifushat e sportit shëtitja në ajër të pastër ishte sot dita e tyre.
Pas përfundimit të piknikut ata kujdesen dhe për mjedisin.
Sic shihet nga fotot të rinjtë kanë mbledhur të gjitha mbetjet ushqimore.

Gjithashtu janë kujdesur dhe për shuarjen e zjarrit për të shmangur ndonjë zjarr të padëshiruar.
Të rinjtë e LRI-së thonë se aktivitete të tilla ata organizojnë shpesh.
Vladimir Muçaj
29.10.2018