Të paraburgosurit në Vlorë, ja kush janë më shumë.
Të paraburgosurit në Vlorë, ja kush janë më shumë… Duket se numrin më të madh të të arrestuarve në paraburgimin e Vlorës e zënë minorenët. Sipas drejtorit të këtij institucioni Ilir Aliaj, këta minorenë janë kryesisht të arrestuar për vjedhje.

Disa prej të arrestuarve kanë qënë në grupe ndërsa shumë të tjerë vidhnin të vetëm. Sipas drejtorit Aliaj, të arrestuarit minorenë qëndrojnë të veçuar nga të paraburgosur të rrezikshëm. Për të miturit gjatë qëndrimit në paraburgim, shikohet mundësia e rehabilitimit të tyre nga arsimimi dhe deri te sektorë të formimit profesional. Paraburgimi i Vlorës është më i madhi në jugun e Shqipërisë. Brënda tij ka me qindra të burgosur për vepra të rënda penale. Aty qëndrojnë me muaj ose vite deri në marrjen e dënimeve përfundimtimtare.
Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti