218 shqiptarë kthehen në atdhe: Refuzohen kërkesat për azil
Drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj tha se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së.
“Mos shpërdoroni para dhe kohë”, apeloi ajo.
218 shqiptarë të cilët tentuan azil në vendet e BE-së, janë rikthyer ditën e sotme.
88 shtetas shqiptarë u deportuan nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, sipas burimeve zyrtare.
Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.
29.11.2017