Një lypëse e cila ishte me aftësi të kufizuara dhe që jetonte në Liban përmes ndihmave që merrte vdiq si milionere. Këtë gjë nuk e kishin ditur as të afërmit e saj.
Policia u trondit kur zbuloi se Fatima Othman, 52 vjeçe, kishte grumbulluar një pasuri të madhe ndërsa lypte në rrugët e kryeqytetit Bejrut.
Zyrtarët zbuluan trupin e saj në një makinë të braktisur në rrethin e qytetit Barbir dhe dy çanta me pesë milionë LBP (3,300 dollarë).
Lypësja kursimtare gjithashtu kishte fshehur 1.7 miliardë LBP (1.1 milion dollarë) në një llogari kursimi – e cila u zbulua pasi policia gjeti librin e saj të depozitave në një bankë lokale.
Zëdhënësi i policisë Joseph Musallem tha se Othman vdiq nga një atak në zemër dhe vdekja e saj nuk u trajtua si e dyshimtë.
Të gjithë e njihnin si lypëse, pas vdekjes kuptuan se ishte milionere…
Por ai tha se ishte ‘një surprizë e madhe’ kur zbuluan se ajo kishte grumbulluar një pasuri të tillë.
Othman nuk ishte në gjendje të përdorte duart dhe këmbët e saj nga lëndimet e marra gjatë Luftës Civile Libaneze.
Policia zbuloi familjen e Othmanit në qytetin e Ain Al-Zahab në Akkar, Libanin e veriut. Ata tashmë e kanë varrosur trupin e saj.
Çfarë bën përshtypje është fakti se edhe ata ishin befasuar kur kuptuan se sa e pasur ishte ajo.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
21.05.2018