Kot nuk thonë, se vdekja vjen atje ku nuk e pret! Të gjesh vdekjen në mullar bari, nga ushqimi për lopën! Fatkeqsisht, kjo është ngjarja në një fshat të Librazhdit.
Të gjesh vdekjen në mullar bari, nga ushqimi për lopën!
Një 23 vjeçar ka gjetur vdekjen në mullarin e barit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ka ndodhur në fshatin Zabzun të Njësisë Administrative, Stëblevë. Historikisht, banorët e kësaj zone, sigurojnë ushqimin për blektorinë që në stinën e verës. Kësisojë, një 23 vjeçar, ka qenë në majën e mullarit, para se të binte aksidentalisht në tokë. Pakujdesia ka bërë që të bjerë nga një lartësi afro 6 metra dhe ka humbur jetën. Mësohet se B.Gj.,23 vjeç, banues në këtë fshat, ishte duke vënë një mullarë bari, por është rrëzuar dhe ka marrë plagë të ndryshme në trup. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit. Sipas mjekëve, edhe pse u dha ndihma e nevojshme, ai ka ndërruar jetë. Gjatë rënies kishte pësuar dëmtime të rënda në trup e sidomos në shtyllën kurrizore. Policia klasifikon këtë ngjarje si aksidentale.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi