Të burgosurit e Fierit rrahin ekipin futbollistik të Vlorës… Një aktivitet interesant është zhvilluar dje pasdite në qytetin e Vlorës.
Të burgosurit e Fierit rrahin ekipin futbollistik të Vlorës…

Një ekip futbolli i burgut të Fierit u ndeshën me ekipin e Flamurtarit. Nën masa të forta sigurie u zhvillua ky aktivitet. Ndeshja nisi me një minutë heshtje. Një javë më parë në burgun e Fierit I ndjeri Mariglen Lika ndërroi jetë pas një infrakti. Ai ishte pjestar i ekipit të të dënuarëve. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1në favor të burgosurve. Drejtori i burgut Arjan Hasani tha për Lajm-Shqip: “Kemi ekip të mirë.


Në ekipin e burgut luajnë tre lojtarë të cilët para burgut kanë luajtur me ekipe futbolli. Dhe Peqinin shton ai e rrahëm me resultatin 8-2″. Drejtori Hasani shtoi gjithashtu se këto aktivitete përtej rezultatit kanë efekte argëtuese dhe edukuese për të burgosurit. Përtej dënimit që ata kanë marë mundohemi citon ai ti mbajmë afër jetës reale që zhvillohet jashtë mureve të burgut.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj