Të arrestuarit e Kukësit lirohen nesër: SHBA merr dosjet e protestës.
Përfaqësues të ambasadave të SHBA-së dhe BE-së mësohet se kanë ndjekur në çdo hap procesin. Në ngarkim të 23 banorëve të Kukësit që kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme në rrugën e Kombit, SHBA merr dosjet e protestës.

Siç mësohet, ekspertët e legjislacionit edhe nga OSBE-ja kanë qenë present në Polici dhe Prokurori. Për të siguruar të dhënat zyrtare, ndërkohë që kanë tërhequr edhe opinionin e avokatëve.
Pas akteve të dhunës në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës për automjetet. 23 protestuesit e arrestuar priteshin të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkaq, Gjykata e Kukësit ka shtyrë për nesër seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë. Me argumentin se vetëm sot ka mbërritur kërkesa zyrtare e Prokurorisë.
Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit.
Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë. Si dhe shkatërrim të pronës publike.
Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga “urdhër ndalimi”, në “hetim në gjendje të lirë”. Do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masën e sigurisë.
Servete Rexhemati, bashkëshorti i të cilës është ndaluar bëri thirrje që burri i saj të lirohet. Pasi kanë një fëmijë të sëmurë që duhet çuar në spital dhe gruaja nuk arrin që t’i përballojë shpenzimet e vetme. “Fëmija ka tre netë që nuk e kam çuar në spital, ka probleme të ushiqmit që nuk mund t’ia plotësoj. Bashkëshorti im është arrestuar në makinë, ku flinte gjumë gjithmonë, për të mbrojtur makinën e vet.
Dua personin e jetës që të vijë në familje, të marri fëmijën e vet dhe ta çojë te spitali se unë nuk kam të ardhura”.
Ylli Pata
03.04.2018