Taulant Balla zbulon “tradhëtarët” në Bundestag kundër negociatave. Taulant Balla ka folur gjatë. Kjo në organizimin e një pritjeje me rastin e 30- vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla pranoi se në mazhorancën e Bundestagut, ka deputetë, të cilët mbështësin Lulzim Bashën. Madje, tha ai, edhe janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE.
Taulant Balla zbulon “tradhëtarët” kundër negociatave
“Sigurisht që mes deputetëve të Bundestagut, ndër 709 të pas zgjedhjeve të fundit, ka dhe deputetë që janë kundër negociatave. Deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi. Tek-tuk edhe ndonjë deputet të koalicionit qeverisës është shprehur kundër. Ndoshta për shkak se beson më shumë kryetarin tonë të opozitës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian” u shpreh Balla.
” Unë gjej rastin ta falenderoj, Ambasadoren, z. Gutting, të falenderoj Gjermaninë dhe Kancelaren Merkel. Kjo, për mbështetjen e fortë gjermane në këtë proces që për ne përfaqëson jetësimin e një ëndrre të çdo shqiptari,- tha Balla.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
01.06.2018