Taulant Balla ka folur nga qyteti i tij për historinë e përgjimit të vëllait të Xhafajt. Ai ka shfytëzuar një takim llogaridhënës të Qeverisë në Librazhd. Ndaj një pyetje mediatike, Balla ka dhënë përgjigje për akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Taulant Balla: ‘Historia me Babalajn, është inskenim e shantazh’
– “Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e njëmijta e kësaj historie me Babalen, të ishte e vërtetë”,- ka deklaruar ai. Sipas tij, ky inskenim shantazhi ndaj Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar”.
-” Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar, por edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar. Duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojne ministrin, të shantazhojnë Qeverinë. Kjo për të moslejuar vijimin e aksionit “Forca e ligjit”. Kjo, për të mos vijuar punën, që kemi nisur”,-ka përfunduar Balla.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi