Taulant Balla padi penale ndaj Lulzim Bashës. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tauland Balla ka ngritur një padi penale. Kjo e fundit, mësohet të jetë bërë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Tauland Balla padi penale ndaj Lulzim Bashës…
Akuza lidhet me deponimet e Bashës në Parlament. Këto lidheshin me milionat e eurove, kapur dy ditë më parë në Durrës.
-“Do t’i shkoj deri në fund çështjes”, ka deklaruar Balla. Në Parlament, Basha tha se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen e parave në vendin tonë, dhe se do të shkonin në një prej bandave më aktive në Elbasan.
– “Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere”, tha mes të tjerash Basha.
Pikërisht, për këtë akuzë publike me zë e figurë, Balla ka bërë kallzimin penal.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi