Ndërsa pritet marja e masës së ndalimit të dy uniformave të hetimit për tatimorët, avakati Vladimir Cjapi jep disa detaje për klientin e tij A.Tahiri.
Ndalimi i tij është i pabazuar në prova dhe fakte të besueshme.
Tatimorët ranë në kurth nga biznesmeni.
Klienti im, shton ai, një ditë rutinë është ndodhur në vendin dhe orën e gabuar.
Ai ka rastisur në një bisedë acaruese të biznesmenit fierak me një tjetër tatimor.
Biseda midis tyre ka qënë e acaruar rreth hetimit të çështjes iniciuar më parë nga biznesmeni i pakënaqur nga shërbimi i zyrës së hetimit të tatimorëve.
Biznesmeni në këtë takim ka ardhur i përgatitur me mjete rregjistrimi në trup.
Klienti im, thotë avokati, i ndodhur rastësisht ka ndërhyrë për të zbutur tonet e atij debati dhe vetëm kaq.
Gjasat janë që masa e arrestit që pritet të ekzekutohet nga gjykata, sipas informacioneve të Lajm-Shqip, njëri prej të ndaluarëve mund të fitojë lirinë, kurse tjetri qelinë…
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj