Situate politike në vend po kalon një situatë aspak të qetë. Dorëzimi i mandateve nga ana e opozitws ka krijuar një ngërç politik. Protestat e organizuar nga opozita të cilat janë shoqëruar me dhunë kanë ndërlikuar shumë gjëndjen në vend.
Ish-ambasadori, Fatos Tarifa, në një intervistë për “Ora News”, theksoi se politikanët shqiptarë nuk e kanë aftësinë për ti dhënë zgjidhje, por shprehet se formula do të vijë e gatshme nga institucionet e huaja të BE dhe SHBA.
Ai tha se zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të dalë nga kriza.
Pjesë nga intervista:
Tarifa: Situata mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme të cilat mund të bëhen të domosdoshme nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Por bisedimet nuk mund të jenë përjashtuese, ose si dua unë, ose nuk ka. Askush nuk mund të fitojë gjithçka, që ik ti dhe lër postin e qeverisë, krijo një qeveri teknike të marrim pjesë dhe ne për të organizuar zgjedhje të reja.
Tarifa mendon që delegacioni i Parlameti Europian nuk do të mund të zgjidhë situatën politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Tarifa: Ndoshta një presion më i madh nga zyrtarë të Bashkimit Europian dhe sidomos nga Uashingtoni mund të bënte më shumë efekt. Ndërhyrja nga jashtë fatkeqëisht është e vetmja mënyrë sesi mund të dalim nga një krizë politike.
Katër muaj para vendimit të Brukselit, Fatos Tarifa mendon se ngërçi politik do të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.
Visar Quni
27.02.2019