Talenti shqiptar mohon origjinën, por e keqja e ndjek pas … Vetëm pak muaj më parë, talenti shqiptar, Enea Mihaj u largua zyrtarisht nga kombëtarja e Shqipërisë, duke zgjedhur të përfaqësojë Greqinë.
Vendimi i tij erdhi pasi ai e ndjente veten grek duke qenë se kishte lindur në Greqi.
Talenti shqiptar mohon origjinën, por e keqja e ndjek pas …

Me shpresën se me grekët do të arrijë në nivele më të larta, Mihaj ka marrë “surprizën” e parë nga trajneri i Greqisë U21. Ky i fundit, nuk e ka grumbulluar fare për ndeshjet miqësore që skuadra do të luajë në fillim të shtatorit.
Padyshim që zhgënjimi për Mihajn do të jetë i madh duke qenë se planet në mendjen e tij ishin të mëdha. Po tani ç’do bëjë? Normalisht ai është një djalë i talentuar dhe me të dhëna të mira sportive.
Por kur mohon origjinën e keqja të ndjekërka pas!
Vladimir Muçaj
25.08.2018