Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Taksa ndaj Serbisë/ Reagon avokati i njohur: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

Taksa ndaj Serbisë/ Reagon avokati i njohur: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

2 vite më parë Komento

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur mbi taksën e Kosovës ndaj mallrave serb.

Në statusin e tij Ngjela shkruan se politika në Shqipëri dhe Kosovë po shkon në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Ndërsa shtoi se rasti më i mirë që e tregoi këtë është kryeministri Ramush Haradinaj me vendimin për rritjen e taksës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

“Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Serbisë”, shkruan Ngjela.

Reagimi i plotë i Ngjelës:

Politika shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri aktualisht kuptohet se është në lidhje të drejtpërdrejtë.
l.
Taksa 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë është akti i parë historik që një qeveri shqiptare tregon se është me shqiptarët dhe për shqiptarët.
E shihni sesi ecën e fort historia e shqiptarëve kur një kryeministër nuk është i shitur te fqinjët pushtues?

Rasti i Ramush Haradinajt e tregoi më në fund këtë.

Forcë; karakter dhe atdhedashuri: kjo është përmbajtja morale e kryeministrit të Kosovës.

Një shoqëri apo një popull kurrë nuk e arrin dot mirëqenien dhe prosperitetin e tij nëse drejtohet nga qeveri të korruptuara që shesin interesin kombëtar.

Prandaj, taksa 100 përqind, vendosur Serbisë, është hapi i parë që po hyn pozitivisht në historinë e re të Shqipërisë. Ky akt po e çon drejt degradimit ekonomik Serbinë. Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Sërbisë.

ll.
Ushtria e Kosovës është hapi i dytë i madh, dhe duhet menduar se ky është një proces i cili do të sjellë forcën e Arbërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Ajo është krijuar me orientim amerikan të drejtëpërdrejtë, dhe është e lidhur politikisht me bazën amerikane që po ngrihet në Kuçovë. Kjo të jep të kuptuar se politika amerikane kërkon një Arbëri ballkanike të konturuar mirë ushtarakisht. Por pikërisht kjo ka trembur njëherësh korrupsionin kryeministror në Tiranë dhe politikën në Beograd e në Athinë.

Prandaj kuptohet se hapi i tretë do të jetë në Shqipëri. Ky është eliminimi i katër krerëve politikë në Tiranë, të katër të korruptuar dhe kundër interesit të Shqipërisë: këta janë Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Njërëz të tjetërsuar, njëlloj si Enver Hoxha, që, për interesin e pushtetit të tyre personal, edhe këta si ai, po duan spostimin e Shqipërisë në Lindje.

Të katër janë lëshuar sa në Moskë, në Athinë e në Beograd, por më i degraduari duket se është Edi Rama që shkon te Erdogani në Turqi për t’i shpëtuar politikës amerikane antikorrupsion në Shqipëri. Është i lehtë nga arsyeja politike. Në vënd të ketë vetëkorektim për të shpëtuar diçka në fatin që e pret, lodhet kot kur mendon të shpëtojë kokën nga ndëshkimi, duke shkuar me çitjane në Stamboll.

Një gjë sa qesharake aq dhe e rëndë për një kryeministër.

lll.

Këta sot mund të quhen të katër të sëmurët e fundit në vargun historik që ka drejtuar Shqipërinë. Të katër ama, kuptohet se as që e kanë ditur qoftë dhe për një sekondë çfarë duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm kanë sunduar mbi varfërinë shqiptare të imponuar prej tyre. Ky është realiteti.

Historia e Shqipërisë është e trishtë: Kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë që nga viti 1924 kanë qenë të shitur te fqinjët pushtues. Iu kanë dhënë territore fqinjëve, dhe, në periudhën 1925-1948 me urdhër dhe ndihmë të Beogradit kanë vrarë patriotizmin e ditur shqiptar dhe krerët e mëdhenj patriotë të kishës katolike shqiptare. Gjithçka kanë bërë dhe asgjë nuk kanë fituar personalisht, por Shqipërinë e kanë çuar disa herë deri në zgrip të shpërbërjes së saj.

Por tani, që në Ballkan janë dy shtete shqiptarë, doli në skenë një politikë e re në Kosovë e cila pritet të sjellë rivendosjen e dinjitetit shqiptar në Ballkan dhe në Europë. Nëpërkëmbja e shqiptarëve ka qenë gjithmonë një propagandë serbo-greke kundër dinjitetit dhe vlerave shqiptare.

Por, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë e kanë lejuar këtë me kast. Shumica kanë bërtitur për orientin dhe islamin radikal me urdhër të Beogradit. Por asgjë nuk kanë arritur, veç shkatërrimit të tyre. I pari e pësoi Esat Toptani; i dyti Ahmet Zogu; i treti Enver Hoxha me urrejtje popullore; tani radha vjen te katër të fundit, që nuk po iu zë vendi vend e po vërtiten bashkë në jerm për të ndaluar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por e kanë të kotë.

Këta, të katërt bashkë, në 25 vjet e rropatën shoqërinë shqiptare dhe e zhvatën në mënyrë të paturpshme me korrupsionin më të madh dhe më kriminal që është njohur. Kur të dëgjojnë akuzën kundrejt tyre, Shqiptarët do ta kuptojnë qartë që varfëria e sotme shqiptare është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar.

 

Për lajm-shqip:

Elona Tereziu

24.01.2019

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Do të hiqet taksa ndaj Serbisë apo do të rrëzohet Qeveria?/ Haradinaj jep përgjigjen “dimërore”
  • Taksa ndaj Serbisë/ Vuçiç paralajmëron Kosovën
  • Taksë 100% ndaj mallrave serb/ Haradinaj: Bora duhet të shkrihet në të dy anët
Avokati i njohur ka reaguar përmes në rrjetet sociale një statusi Spartak Ngjela 2 vite më parë
Elona Tereziu
Etiketime Avokati i njohur ka reaguar përmes në rrjetet sociale një statusi Spartak Ngjela
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Adoleshentet zhduken pa lënë gjurmë/ Policia thirrje personave që kanë informacion

Pasardhëse

Haradinaj përkujton 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Isamil Qemalit

Të Ngjashme

Reali apo Bajerni?: Oliver Kahn tregon skuadrën që kualifikohet në finale!

Reali apo Bajerni?: Oliver Kahn tregon skuadrën që kualifikohet në finale!

admin 3 vite më parë
Bashkia Fier merr masa për dimrin, pastron lumin Gjanicë…

Bashkia Fier merr masa për dimrin, pastron lumin Gjanicë…

admin 3 vite më parë
Arrestohen dy persona/  Mashtruan 4 shtetas të huaj për të kaluar kufirin ilegalisht

Arrestohen dy persona/ Mashtruan 4 shtetas të huaj për të kaluar kufirin ilegalisht

Elona Tereziu 2 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com