Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»POLITIKË»Takimi Rama- Meta, dëshmitari: I lashë kokë më kokë
Takimi Rama- Meta, dëshmitari: I lashë kokë më kokë

Takimi Rama- Meta, dëshmitari: I lashë kokë më kokë

9 vite më parë Komento

SHKUP- Miftar Ziberi, një prej miqve më të ngush të të Arbën Xhaferrit, është dëshmitari i takimit Rama-Meta në Tetovë në hotel “Lirak”. Në një intervistë telefonike dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, zoti Ziberi (disa i thërrasin Miftar Nasufi) ka deklaruar se i ka lënë vetëm disa herë dy politikanët.

Kësisoj, rikonfirmohet fakti që kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta, kanë mbetur edhe vetëm në restorantin e hotel “Lirak”, siç ne kemi shkruar në artikullin e datës 17 gusht, për shkak se kemi qenë dëshmitarë okularë. Edhe pse z.Meta, në një prononcim të datës 17 gusht ka pranuar takimin dhe ka mohuar të kenë qenë vetëm, Miftar Zyberi deklaroi tekstualisht: “I kam lënë vetëm disa herë, sepse doja të takoja ata që kishin ardhur për homazhe. Për shembull një prej herëve që i lashë vetëm ishte për të folur para mediave e një herë tjetër për të takuar Albin Kurtin, por edhe të tjerë politikanë”.

Intervista e zotit Ziberi është e regjistruar, ndërsa “Gazeta Shqiptare” disponon edhe foto të dy politikanëve vetëm ndonëse jo në një cilësi të mirë (për shkak se punonjësit e Zyrës së Shtypit të PS na shtynin dorën me të cilën mbanim aparatin, një sjellje aspak e këndshme kjo), e për ç’arsye nuk janë botuar. Më poshtë vijon rrëfimi i dëshmitarit të bisedës Rama-Meta, që hedh dritë mbi temat e diskutuara.

Z. Ziberi, në ditën e varrimit të z.Arbën Xhaferri, ju keni qëndruar gjatë me z.Edi Rama dhe z.Ilir Meta. I keni miq prej kohësh?
Po, kam qëndruar gjatë sepse i njoh prej 10 vitesh.
Për çfarë keni biseduar?
Po folëm kryesisht për z.Arbën dhe situatën politike momentale në Maqedoni, e cila unë mendoj se është më e keqe se çdo herë. Është më e keqe, sepse në këtë situatë shqiptarët nuk kanë qenë as në kohën e komunizmit. Kjo për shkak se tani, ky Kryeministri aktual i ka gjithë njerëzit të vetët. Ju e dini para një viti, ai para një viti e burgosi kryetarin e Partisë së Bashkuar rreth Maqedonisë dhe pa asnjë argument e dënoi me 5 vjet burg. Kanë ndodhur një sërë vrasjesh dhe keqtrajtimesh. Kjo gjë nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit. Veç kësaj, ka edhe një skamje të paparë.
Keni folur për politikën shqiptare, apo vetëm për atë në Maqedoni?
Unë mendoj se fare pak kemi folur për politikën në Shqipëri. Kryesisht kemi folur për Maqedoninë, sepse ishim në Maqedoni. U tha që duhej të ishte edhe Ali Ahmeti, e pse jo edhe Sali Berisha, Hashim Thaçi, mbase edhe Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Por, e cekëm edhe pyetjen se si ka mundësi që në Shqipëri po bëhet nga një Gërdec; se si çdo ditë vdesin tre a katër vetë, ose me vrasje ose me aksidente nëpër rrugët e telekomunikacionit.
Gjatë kohës që ju ishit në tavolinë me zotin Meta dhe zotin Rama, kishte raste që ju iknit dhe i linit ata vetëm. Ku shkonit?
Unë kam lëvizur disa herë nga tavolina, sepse doja të takoja njerëzit që kishin ardhur për homazhe, disa duhej t’i prisja e disa duhej t’i përcillja. Për shembull një prej herëve që i lashë vetëm ishte për të folur para mediave e njëherë tjetër për të takuar Albin Kurtin, por edhe te tjerë politikanë, të cilët më duhej t’i përcillja.
Pra, ju e konfirmoni që i keni lënë vetëm?
Kjo i ngjan asaj shprehjes, ra ky mort dhe u pamë. Unë do thosha se mbase takimi është mistifikuar pak. Ata po të duan mund të takohen kudo, për shembull në Mavrovë.
Kur ikët nga hotel “Liraku”, a mund të na thoni ku shkuat?
Shkuam tek varrezat. Që të mos ecnim në këmbë (kortezhi e përcolli trupin e pajetë të të ndjerit në këmbë nga selia e PDSH-së drejt varrezave), biseduam me Menduh Thaçin që kur të afroheshin ata tek varri, të na lajmëronte që të niseshim ne. Shkuam me makinë tek varrezat. Unë dhe zoti Meta shkuam deri tek varri, sepse doja t’i hidhja dhé. Unë i hodha ndërsa z. Meta jo, ai donte të hidhte po nuk e lashë.
Po zoti Rama ku shkoi, u kthye në Tiranë?
Z.Edi Rama erdhi me ne deri te varrezat dhe u ndal aty tek ajo hija që ishte aty pranë varrezave, ju e patë besoj, që ishte ai blini (pema e blirit). Zoti Ziberi, kur e keni takuar për herë të fundit mikun tuaj Arbën Xhaferri?
E kam takuar tri a katër ditë para se të sëmurej në shtëpinë e tij. Nuk e mbaj mend ditën e saktë, sepse unë shkoja shpesh tek ai, pothuaj çdo ditë. Fatkeqësisht trikatër ditët e fundit, unë nuk po qëndroja në qytet, po lart te “Kodra e Diellit”, ndaj nuk e kam takuar. Unë e kam njohur mirë Arbën Xhaferrin, jemi që prej lindjes së bashku, që para shkollës fillore.
Çfarë kishte në dorë, ndonjë shkrim?
Ai nuk shkruante në shtëpi, por në zyrë. Rrinte gjatë gjithë kohës në kompjuter. Kishte shumë plane mesa di unë. Po përgatiste një marrëveshje të re që të nënshkruhej mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa donte që Kuvendi të ishte dydhomësh.

19.08.2012

Burimi: Balkanweb

albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme politike lajme shqiptare lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmi lajmshqip Meta panorama politika rama shekulli sociale takimi te reja nga politika top-channel.tv 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme politike lajme shqiptare lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmi lajmshqip Meta panorama politika rama shekulli sociale takimi te reja nga politika top-channel.tv
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Gjermania Greqisë: “S’ka më ndihma, çdo gjë ka limite!”

Pasardhëse

Miss Bota 2012, kinezja Yu Wenxia

Të Ngjashme

Deklarata e kryeministrit serb, LSI: Dacic…

admin 8 vite më parë
Turqi-Greqi/ Përkeqësohet situata, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë

Turqi-Greqi/ Përkeqësohet situata, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë

admin 2 vite më parë

Ilir Meta: Për ne e rëndësishme…

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com