Takimi me ministren Shahini/ Pedagogu Mark Marku: Do të presim deri në darkë…
Në lidhje me takimin e ministres së Arsimit me pedagogët, ka reaguar Mark Marku.
Pedagogu u shpreh se Shahini nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, drejtuar Ministrisë së Arsimit përmes një shkrese.
Ai zbuloi edhe afatin deri kur do t’i jepet afat ministres për zgjidhjen e situatës së krijuar.
Nëse nuk merret zgjidhje, ai paralajmëroi përshkallëzim greve.
“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit.
Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.
Ministrja e pamë që nuk po i përgjigjet gjendjes adekuate.
Ne do konsumojmë asamblenë se vendimi për grevë do merret nga pedagogët. Do presim deri në darkë, më pas do i drejtohemi trupës akademike për një greve të përgjithshme të pedagogëve.
Deri në momentin e fundit qamë hallet, nuk pranonin të plotësonin kërkesat se nuk ishte e autorizuar.
Nëse kolegët do bien dakord që të zhvillojmë një grevë të përgjithshëm, jo detyrimisht është e njëjta gjë.
Patjetër, që ne kemi qenë në mbështetje të protestës që ditën e parë, nuk ka asnjë kufizim për mënyrën si protestojnë. Mjaftojnë të jenë protesta paqësore”, u shpreh ai.
Erjona Keta
01.02.2019