Aktorja ka darkuar me një burrë simpatik, ende i panjohur nga mediat
Cameron Diaz sërish në qendër të kronikave rozë. Aktorja 39-vjeçare është parë në shoqërinë e një burri mjaft simpatik në restorantin Rao të Nju Jorkut. Nuk dihet se kush është shoqëruesi i aktores bukuroshe, por ajo dukej shumë e lumtur. “Dukej si takim romantik, sikur të ishte i fejuari i saj. Ishte simpatik dhe me trup atleti. Ngjante me MacFarlane”, ka thënë një dëshmitarë. Biondja tërheqëse ka qenë më parë e fejuar me disa personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe kinemasë si psh: Jared Leto e Justin Timberlake, por dhe të sportit, si ylli i bejsbollit Alex Rodriguez.
“Nuk më pëlqen të flas për lidhjet e mia, por Cameron është një prej njerëzve më pozitiv që kam takuar ndonjëherë, është rrëzëllitëse”, ka thënë pak kohë më parë Rodriguez.
22 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip