Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njohur sot me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Krahu i djathtë i Ramës për më shumë se 4 vite, teksa foli para gazetarëvë, u shpreh se i intereson vetëm e vërteta dhe nuk i duhet mbështetja e askujt.
Më herët kryeministri Edi Rama pati deklaruar se Tahirit duhet t’i kërkohet falje.
“Nuk më duhet fare. Nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni. Unë do ia dal”- tha Tahiri.
Elona Tereziu
28.02.2019