Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video të Kryeministrit të vendit, Edi Rama para se të vinte në pushtet, ku thoshte se rruga nuk është zhvillim. Sipas saj, ai i gënjeu shqiptarët, “Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte”, është shprehur Tabaku.
Postimi i plotë i Tabakut në rrjetin social Facebook:
I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite! Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Më poshë linku i videos që ka postuar ish-deputetja:
https://www.facebook.com/543904035697566/posts/3381219721965969/?vh=e