Surprizon Bledi Mane ndryshon mendim për Armina Mevlanin. Të gjithë e njohim si gazetarin që shpeshherë bën artikuj të gjatë në faqen e tij të Facebook duke demaskuar ose sulmuar personazhe të njohur të showbiz-it e politikës.
Jemi duke folur për Bled Manen i cili këtë të shtunë ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”.
Dy moderatoret e kanë pyetur Bledin se përse ka zgjedhur disa herë që të shkruajë artikuj kritikues për Armina Mevlanin.
Ato e kanë ngacmuar me shaka duke i thënë se mos ndoshta ka rënë në dashuri me blogeren e njohur dhe ndaj e ka kthyer në protagonisten e disa shkrimeve të tij.
Në fakt e vërteta qenka krejt ndryshe, nga sa ka shpjeguar Mane.
“Unë vjet jam marrë për herë të parë me Arminën dhe ndoshta nuk ju besohet por një shkrim i Arminës është lexuar 280 mijë herë, citon Blitz.
Është një rekord që e kam thyer me Arminën. Armina ka një disbalancim të jetës që bën, luksit të shfrenuar dhe logjikës së saj. Nuk shkojnë paralel.
Armina është Lady Diana e Shqipërisë. “- ka shpjeguar Bledi. Pra preferon Arminën sepse tërheq audiencë.
www.lajm-shqip.com