Surpriza e bukur e Robertit, Nora Istrefi nuk nguron ta publikojë në Instagram
Surpriza e bukur e Robertit
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të jetëgjatë të showbiz-it shqiptar.
Dyshja e njohur e artit shqiptar janë të martuar së bashku dhe kanë edhe një vajzë, të quajtur Renee.
Pavarësisht se kanë shumë vite bashkë, Roberti vazhdon ta surprizojë bashkëshorten e tij këngëtare.
Nora Istrefi ka publikuar sot një foto në Instastory, ku shfaqet me disa trëndafila në duar.
Ajo ka falenderuar partnerin e saj për këtë suprizë kaq të bukur.
Kujtojmë që kohë me parë ai ka bërë një tjeter gjest dashurie ndaj Norës, duke i përgatitur ushqimin dhe duke ia çuar në krevat.
Edhe atëherë, Nora nuk nguroi ta publikonte këtë gjest në faqen e saj në Instagram.
01.12.2017