Mbyllen pjesët e para tek superiorja, spikat humbja e Skënderbeut.
Pas thuajse një muaji pa ndeshje zyrtare dhe me sytë te faza përgatitore e merkatoja, skuadrat e Kategorisë Superiore janë duke u impenjuar sot në javën e 17.
Superiorja mbylli pjeset e para, spikat humbja momentale e Skënderbeut.
Në ndeshjet që po luhen deri tani spikat humbja momentale e Skënderbeut, 1-0 në Gjirokastër, përballë Luftëtarit vendas.
Pjesa e parë ka regjistruar golin e Kristal Abazaj, sulmues që si për ironi të fatit ka arritur në parim akordin me korçarët dhe do të luajë me ta në fund të sezonit.
Kamza e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë kundër Laçit, me golin e hershëm të Ymerajt, që në minutën e dytë të lojës.
Në ndeshjen e parë të vitit 2018, edhe Teuta është duke fituar 2-1 ndaj Lushnjes. Avantazhit të lagunarëve me Cankën iu përgjigjën Beqja dhe Çyrbja me penallti.
Në orën 17:00 do të nisin dy sfidat e tjera Flamurtari-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi, sipas top-channel.
www.lajm-shqip.com