Sulmohen dhe plagosen nga kanguri, çifti i bashkëshortëve në gjendje të rëndë shëndetësore
Linda Smith, 64 vjeç, pësoi një sulm të beftë nga një kangur që gjendej në hapësirën e pronës që zotëron, duke pësuar një dëmtim të rëndë në mushkëri. Rrjeti prestigjoz britanik, BBC raporton se ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të Queensland, Australi.
Sulmohen dhe plagosen nga kanguri, çifti i bazashkëshortëve në gjendje të rëndë shëndetësore
Njëkohshëm, edhe bashkëshorti i saj, Jim Smith, ka mbetur i plagosur, duke marrë disa fraktura. Mësohet se çifti i bashkëshortëve Smith kanë qenë duke ushqyer disa kangurë, kur u bënë objekt i sulmit të një kanguri të një gjatësie prej 1.82 metrash.
Për të ndalur këtë agresion, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e djalit të bashkëshortëve Smith, i cili iu kanos kangurit me një lopatë, duke e shtrënguar që të largohej.
Për lajm-shqip:
Kristi Kaba
15.10.2018