Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaktikës sonë.
Njeriu nuk është qenie autuktone e galaktikës sonë.
Mendohet se janë të mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.
Në këtë përfundim ka dalë studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.
Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët.
Bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.
E në bazë të këtij simulimi, flet astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar:
Mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor,
por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.
Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë,
mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë.
www.lajm-shqip.com