Studentët sërish sot në protestë. Por cila është axhenda që publikuan të rinjtë? Studentët do të dalin sërish në protestë sot në përpjekje për të fituar edhe 3 kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë. Protesta do të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Studentët sërish sot në protestë. Por cila është axhenda që publikuan të rinjtë?
Në faqen Universiteti.Info në facebook ata kanë publikuar axhendën e protestës së bashku me kërkesat që kanë. Ftesa adresohet jo vetëm për Universitetin e Tiranës, por edhe ato në rrethe. Studentët e të gjithë universiteteve publike në mbarë vendin janë sot në ditën e tretë të protestës së tyre pasi kundërshtojnë tarifat e vendosura për provimet e mbartura.
Studentët sërish sot në protestë. Por cila është axhenda që publikuan të rinjtë?


Në ditën e dytë të protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit në Shqipëri, iu bashkuan edhe studentë të fakulteteve të tjera, me kërkesën për anulimin e vendimit që tarifon kreditet për provimet përsëritëse.Revolta e studentëve doli jashtë dyerve të universiteteve dhe shkoi pranë Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Më herët Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla foli para mediave dhe deklaroi se qeveria shfuqizon që sot VKM për provimet e mbartura.
Erjona Keta
07.12.2018